Ky është parashikimi i motit për ditët e para të shkurtit

Ditën e parë të shkurtit nuk parashihen të reshura.

Mëngjesi do të jetë me ngrica dhe vranësira kalimtare, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell, sipas Prishtina Weather.

Temperatura minimale zbret në -3C e -1C, e ajo maksimale shënon rritje deri në 6C e 8C.

Të enjten deri në mesditë do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite priten të reshura shiu, që më vonë shndërrohen në reshje bore.

Të premten më shumë vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta bore. Të enjten temperaturat maksimale shkojnë deri në 8C e 10C, e në fundjavë zbresin në 2C e 4C.

Go to TOP