KV Ferizaj eliminon Dritën dhe shkon në finalen e play-off-it

Ferizaj ka siguruar biletën për në finalen e madhe të play-off-it në Raiffeisen Superligën A, pasi triumfoi ndaj Dritës me rezultat 3-1 në ndeshjen e tretë gjysmëfinale.

Pas një fillimi të baraspeshuar ku të dyja skuadrat fituan nga një set, ferizajasit treguan forcën e tyre duke dominuar totalisht në dy setet e radhës (25-16 dhe 25-18) për të mbyllur takimin me sukses.

Tashmë, Ferizaj pozicionohet si finalisti i parë dhe pret me interes fituesin e duelit mes Pejës dhe Lubotenit për të diskutuar titullin e kampionit të Kosovës në volejboll.


Go to TOP