Kuvendi mban dy seanca këtë javë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për dy seanca që do të mbahen të enjten dhe të premten.

Ajo njoftoi se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, teksa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj janë në rend dite 37 projektligje.

“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten me 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.

Go to TOP