Kuvendi Komunal i Istogut diskutoi për dëmet nga breshëri dhe erërat

Sot është mbajtur mbledhja e 32-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Istogut. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i kuvendit, Enver Rugova, dhe ishte pjesë e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 32-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në këtë mbledhje është diskutuar raporti i dëmeve nga breshëri dhe erërat gjatë vitit 2024

Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për Caktimin e Normave Tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për Vitin 2025, plotësim- Ndryshimi i Vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete, shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Rregullores për Shitjen e mallrave, artikujve dhe shërbimeve të tjera jashtë lokaleve afariste, shpallja në Diskutim Publik e Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, shpallja në Diskutim Publik e Plotësim-Ndryshimit të Rregullores Komunale Nr.2/2022 Për Kategorizimin e Klubeve Sportive dhe shpallja në Diskutim Publik e Draft Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e zgjedhjes së Sportistit të Vitit.

Sa i përket pikës; Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për dhënie në shfrytëzim të objektit të shkollës fillore të mesme të ulët SHFMU “Avni Rrustemi” në fshatin Zallq, paralele e ndarë në Kosh për aktivitete të fshatit, me kërkesë të komunitetit, është hequr nga rendi i ditës së sotme. /Kosova.info/

Go to TOP