Kuvendi i Komunes miratoi buxhetin per vitin 2022
Kuvendi i Komunës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të punës, miratoi më shumicë të votave Buxhetin e vitit 2022. Seancën e hapi kryesuesja e kuvendit znj. Antigona Bytyqi dhe propozoi rendin e ditës së mbledhjes:
- Miratimi i Budxhetit te komunes sone per vitin 2022
- Miratimi e listes se pronave komunale qe do dalin ne mundesi shfrytezimi gjate vitit 2022
Pas aprovimit të rendit të ditës, kuvendarët nga subjektet politike analizuan disa nga zërat buxhetor dhe impaktin e tyre tek qytetarët. Pas diskutimeve të ndryshme, kryesuesja Bytyqi e hodhi në votim buxhetin e vitit 2022 dhe me shumicë të votave buxheti u miratua.
Po ashtu edhe në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutuan pronat komunale që do dalin për shfrytëzim nga qytetarët dhe të tjerë gjatë vitit 2022. Edhe kjo pikë e rendit të ditës me shumicë të votave u votua nga kuvendarët e pranishëm në sallë.
Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, i falënderoi kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale dhe u ofroi bashkëpunim të plotë me kabinetin e tij qeverisës. /Kosova.info
