Kusari-Lila: Kemi marrë ftesë nga ambasadori amerikan për konsultime rreth Asociacionit

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se partia e saj ka marrë ftesë për pjesmarrje në këto konsultime.

Ajo thotë se ky është takimi i parë rreth kësaj çështje edhe se nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera.

“Sa i përket çështjes së Asocacionit, ky është takimi i parë dhe nuk e dimë nëse do të ketë takime të tjera. Sipas informatave që kemi, nuk është takim për draftim të statusit por  vetëm diskutim mbi vet marrëveshjen e cila është nënshkruar në 2013-tën,  përfshirë edhe ratifikimin në kuvendin e Kosovës”, është shprehu Kusari-Lila në emisionin Contex të ATV-së.

Diskutimi në këtë çështje sipas Kusari-Lila, do të lidhet rreth trajtimit të mëtutjeshëm të procesit të integrimit të komunitetit serb.

Go to TOP