Kusari: Është shqetësues perceptimi i KE-së për përpjekjet e Qeverisë për kontroll të mediave
Juristja e mediave, Flutura Kusari, e vlerëson si “tejet kritik” raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, sidomos vlerësimin në fushën e lirisë së shprehjes.
Ajo thotë se pjesa më shqetësuese sa i përket kësaj fushe është “perceptimi për përpjekje të Qeverisë për të ushtruar kontroll në media”.
Sipas Kusarit, nuk ka pasur vullnet nga zyrtarët shtetërorë që të zbatojnë asnjë prej rekomandimeve të dala nga raportet e mëhershme, kritika që janë dhënë edhe në raportin e fundit, e të cilat, sipas saj, janë lehtësisht të zbatueshme.