Kurz zyrtarisht i tha lamtumirë parlamentit – ai nuk pranon t’i marr 75 mijë euro që i takojnë sipas ligjit

Ish-kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Sebastian Kurz ka dorëzuar zyrtarisht mandatit prej deputetit.

Kurz përmes rrjeteve sociale ka falënderuar ndjekësit për urimet e shumta pozitive, veçanërisht për lindjen e një djali, “Po shijojmë kohën me Kostandinin tonë”.

Austriaku tha për të përditshmen vjenezë, “Kronen Zeitung” se po heq dorë nga e drejta për të ardhurat që i takojnë sipas ligjit.

Ai ka të drejtë të merr 75 për qind të pagës që është më e lartë se 15 mijë euro bruto në muaj, aq sa merrte si kreu i klubit parlamentar. Kjo do të thotë se për gjashtë muaj, me bonusin e Krishtlindjeve, ai mund të merrte më shumë se 75 mijë euro nga shteti.

Ish-kancelari tha se tani dëshiron “vetëm ta shikojë fëmijën për orë të tëra” dhe se planifikon të hyjë në sektorin privat në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Kurz kishte dhënë dorëheqje prej postit të të parit të qeverisë së Austrisë pas akuzave për korrupsion dhe nisjes së hetimeve ndaj tij.

Go to TOP