Albin Kurti zbulon detaje nga jeta e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Kryeministri i vendit Albin Kurti i ka kujtuar veprimtarët Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 33 vjetorin e rënies së tyre.

Sipas tij, idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje.

“Rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi. 33 vite më parë, më 2 nëntor 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë nga policë të regjimit okupator, pasi kishin luftuar mbi gjashtë orë, nga mesdita deri në ora 19:00. Ata ishin rrethuar nga policia në një banesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, blloku i tretë, hyrja e tretë, bazë ilegale e tyre”.

“Po bëheshin gati për veprimet e radhës, pasi dy ditët e fundit të jetës, më 31 tetor dhe 1 nëntor, Afrimi dhe Fahriu bashkë me shokë të tjerë të ilegales, u kishin prirë demonstratave në Prishtinë. Idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje”.

Go to TOP