Kurti: Vuçiqi e Radojiçiqi si Millosheviqi e Arkani – e rëndësishme të sanksionohet Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për terroristin Milan Radojiçiq, i cili sot mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kurti tha se ajo që po përpiqet ta bëjë Beogradi është përpjekja që ta shkëputin Radojiçiqin nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Sepse Radojiçi po ekzekutonte në terren në Banjskë të Zveçanit atë që Vuçiqi po urdhëronte nga Beogradi. Ne i kemi parë bashkë në takimet në Beograd dhe në Rashkë. Pra, kjo është një marrëdhënie tipike e 30 viteve më parë mes Millosheviqit dhe Arkanit”.
“Ne e kemi parë këtë film të keq. Nuk kemi nevojë për ribërje të tij. Dhe është shumë e rëndësishme të sanksionohet Serbia dhe të dënojmë ashpër sulmin terrorist dhe kriminal ndaj Kosovës, ndaj policisë sonë”, tha Kurti për AP.
Tutje, kreu i qeverisë së Kosovës tha se personat që morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë me shumë gjatë janë anëtarë të dy organizatave të shpallura si terroriste nga Kosova, atë të Brigadës së Veriut dhe Mbrojtjes Civile, për të cilat tha se kanë kontakte dhe komunikimin me Federatën Ruse.
“Dhe këta profesionistë paraushtarakë të armatosur rëndë janë strukturat të armatosura si Ëagner, Ëagner-ëannabe që po përpiqen të dëmtojnë sigurinë tonë policore dhe paqen e qytetarëve të Kosovës”, tha më tej Kurti.
Më tej, Kurti kërkoi që të hetohet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si person i cili ka dhënë mbështetje logjistike, ushtarake, politike e financiare për grupin paramilitar që vrau heroin Afrim Bunjaku
