Kurti tregon nëse Kosova ka bllokuar mallrat nga Serbia
Të mërkurën u raportua se Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë dhe të bllokohet hyrja e automjeteve me targa serbe në Kosovë.
Këto raportime erdhën pak orë pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga Serbia, në veri të vendit.
Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ka dalë me një sqarim për një çështje të tillë, pasi u pyet të enjten nga gazetarët nëse ka diçka të vërtetë në këtë situatë.
Ai shtoi se masat e Qeverisë së Kosovë në vendkalimet kufitare me Serbinë nuk janë masa ekonomike-tregtare, por të sigurisë.
Kjo pasi siç tha shefi i qeverisë, gjendja nuk është aspak e zakonshme. Kësisoj, Kurti u shpreh se kanë marrë vendim për qarkullim të kufizuar në kufi dhe kontrolle më të shtuara atje, deri në një vendim tjetër.
“Dhepër neve, është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë, në rrugë ilegale dhe në vendkalime kufitare. Si masa të sigurisë, ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolle të shtuara deri në një vendim në një vendim tjetër”, deklaroi Kurti.
