Kurti thotë se e pranon asociacionin, por i ka gjashtë kushte
Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta pranojë Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013.
Sipas tij Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Po ashtu ai ka kërkuar që paraprakisht të shuhen strukturat ilegale dhe se duhet të zbatohet pas njohjes reciproke.
“Asociacioni i komunave e dalë nga marëveshja e parë e parimeve, si një mekanizmë i tillë mund të konsiderohet nga Kosova me këto kushte:
Asociacioni duhett të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave”.
“Para vendosjes së Asoicicaciojnit strukturat ilegale shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.
“Asociacioni është pjesë e marëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke”.
Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raport me Kosovën dhe presidenti i Serbisë t’i heq letrat e dërguara për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti,.
Kurti ka shkruar se “çfarëdo tentative që nene të caktuara të marrëveshjes bazike të nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për të ecur përpara janë sa të pakuptimta po ashtu edhe joproduktive”.
“Në të gjitha takimet e organizuara me këshilltarët e lartë të vendeve partnerët, kam potencuar në vazhdimësi përkushtimin tonë që sa më shpjet të arrijmë dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman, apo më mirë të themi të ShBA-së e të mbështetur nga Franca dhe Gjermania”.
“Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të gatshëm të punojmë intensivisht që i njëjti të nënshkruhet nga palët. Andaj kërkojmë nga zyra e Josep Birrell që sa më parë të na ftojnë në takime të rregullta e të shpeshta që të avancojmë drejt finalizimit”.
“Jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimat të kontribuoij në zgjedhjen më të mirë të mundshme dhe të garantojmë mekanizmat që mundësojnë implementimin e tij”, tha Kurti
“Normalizimi i plotë me njiohje reciproke në qendër të marrëveshjes duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteve pakicë. Shteti normal demokratik nuk i diskriminin pakicat por i ruan ato si vlerë themelore dhe pasuri shoqërore”, shtoi ai.
