Kurti takohet me përfaqësuesit e DPS-së së Malit të Zi: Diskutojnë për integrimin Euro-Atlantik dhe bashkëpunimin rajonal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdarevic, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së. 

Në takim u bisedua mbi vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi. 

Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona fqinjësore.

Go to TOP