Kurti shkon në Dragash, pastaj kthehet në Prishtinë/ Kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 sot do të jetë në Dragash nga ku do të merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore në këtë komunë.

Ky panair organizohet nga Expo-Sharri, ku do të promovohen produktet vendore të kësaj ane.
Më pas, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku do të merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Ky manifestim ka moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” dhe do të mbahet nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Agjenda e tij është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.

Go to TOP