Bunjaku e LDK-së thotë se qasja e Kurtit karshi aleatëve nuk është e mirë
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i kanë bërë thirrje kryeministri Albin Kurti që çdo vendim për targat e serbëve të merret në koordinim më ndërkombëtarët.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti që marrëveshjet dhe zbatueshmëria e tyre të jetë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
Madje sipas saj, çdo vendim duhet të shkojnë në favor Republikës së Kosovës.
“Ne si parti opozitare kemi dhënë qëndrimin tonë është përgjegjësi e Kurtit që të gjitha këto marrëveshje edhe zbatueshmërin e këtyre proceseve duhet ta bëjë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare sepse fal tyre sot jemi këtu dhe si duke qasja e kryeministrit Kurti karshi aleatëve tanë nuk është e mirë. Ai duhet të marr vendime që i shkojnë në favor Republikës së Kosovës”, tha ajo.

