Kurti: SHBA-të janë në kontakt me Brukselin, ambasadori Hovenier është pozitiv dhe kreativ

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e sidomos ambasadori Jeff Hovenier, janë të përkushtuar dhe të angazhuar për zgjidhjen e çështjes në lidhje me targat.
I pari i qeverisë, ka shtuar se, SHBA-të dhe Hovenier janë në kontakt me Brukselin.
Tutje, Kurti ka thënë se ai nuk ka kontaktuar më me Borellin.

“ShBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka deklaruar i pari i qeverisë.

Go to TOP