Kurti: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

Kryeministri i Kosovës, ka përsëritur kundërshtimin e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë një se Asociacion njëetnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

“E kemi thënë qëndrimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacion njëetnik me Kosovën me kushtetutë shumetnike s’është i mundshëm. Kur e kemi shpallur pavarësinë thoshin se edhe pse Kosova i ka 93 për qind shqiptarë, s’mund të cilësohet shqiptare, por multietnike. Ama tash s’mund të bëhet asociacion njëetnik. Ne e kemi Asociacionin e Komunave të Kosovës. Jam qytetar i Kosovës që edhe si aktivist politik, edhe si deputet opozitar, dhe edhe sot si kryeministër është angazhuar e afirmuar të gjitha të drejtat e pakicave pa dallim”, ka thënë Kurti.

Ai në një deklarim për media pas një vizite të një biznesi që ka bërë në Ferizaj, tha se si kryeministër i vendit angazhohet për plotësimin e kërkesave edhe të pakicave, por siç ka thënë ai Kosova s’mund ta kompenzojë Serbinë për luftën e humbur në vitin 1999, por ajo duhet ta kompensojë Kosovën për dëmet e shkaktuara.

“Kërkesat, nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice jam kryeministër edhe i tyre dhe i plotësoj. Por s’mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, shumë më tepër ka shqiptarë në Serbi sesa në Kosovë. Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, në Kosovë gati 7 për qind”, ka thënë Kurti pas vizitës në një biznes në Ferizaj”, ka thënë Kurti.

SHBA dhe BE ka kërkuar që Kosova ta formojë Asociacionin sa më shpejtë. Të martën në ambasaden amerikane në Prishtinë është mbajtur një diskutim për këtë temë me pjesëmarrës nga institucionet e Kosovës, partitë politike e përfaqësues të shoqërisë civile.

Go to TOP