Kurti i bën gati grafikat, lavdëron edhe një herë vlerën e koeficientit për paga që e prezantoi sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa grafike, që sipas tij, tregojnë sa kanë qenë pagat në sektorin publik dhe sa janë rritur.

Kurti përmes disa fotografive në rrjetin social Facebook, ka thënë se është ngushtuar hendeku mes pagave të zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, vlera e koeficientit është 105, ndërsa koeficienti për pagën e kryeministrit është 17, dhe në bazë të përllogaritjes, del se Kurti tash do të paguhet 1 mijë e 785 euro, pra 285 euro më shumë.

Postimi i plotë:

Me sistem të ri të pagave e vlera të reja

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/733342138159516

Go to TOP