Kurti pyet deputetët: Cilën prej 6 kushteve për pranimin e Asociacionit do ta kishit hequr?

Kryeminstri Albin Kurti i ka reaguar deputetit të LDK-së, Arben Gashit i cili ka thënë se ai duhet t’i përmirësojë 22 pikat e kontestuara nga Kushtetuesja, për ta themeluar Asociacionin në pajtim me kushtetutën.

Kurti i ka thënë se këto 22 pika i ka shkelur Isa Mustafa, ish-kryetari i subjektit të cilit Gashi i takon.

“Sa i përket atyre 22 pikave ato tregojnë që ish-kryetari i juj e ka shkel 22 herë Kushtetutën. Ato tregojnë sa herë e ka shkel Kushtetutën ish-kryetari i juj dhe kryetari i nderit. Këto 6 kushte janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demoraktik universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikbërjes”, ka thënë Kurti.

“Vetëm pas njohjes, vetëm pas njohjes reciproke mund të zbatohet Asociacioni që s’mund ta ketë emrin monoetnik, s’mund të ketë pushtet publik dhe vetëm pas dorëzimit të armëve dhe shurjes së strukturave paralele atje”.

Tutje ka përmendur faktin se UÇK është çarmatosur për t’i dhënë fund luftës por jo edhe strukturat ilegale më veri.

“Ne e dimë që UÇK-ja është demilitarizuar por në veri s’ka pas anjëherë demilitarizim, nuk ka pas çarmatosje. Dhe këto kushte nuk t’i thotë Kushtetuesja, por kryeministri i vendit”.

Kurse në fund ka pyetur nëse dikush prej deputetëve do të dëshironte ta largonte njërën prej 6 pikave

“Unë jam shumë i interesuar të dëgjoj nëse duhet me hjek ndonjërin prej këtyre 6 kushteve. Nuk ka”, ka shtuar ai.

Go to TOP