Kurti – opozitës: Ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u është drejtuar deputetëve për çështjen e Asociacionit.

Kurti u tha opozitës se Asociacioni nuk kalon.

“Unë e kom të qartë që ju keni qef me jau themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon. Se Zajedenicën e keni pranu ju me 19 prill 2013 edhe me 25 gusht 2015. Qatje e keni ba Zajdenicën, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatuar, unë nuk jau zbatoj”, deklaroi ai në Kuvend.

Tutje, Kurti u bëri thirrje deputetëve që kur të duan mund të diskutojnë për Asociacionin.

“E dyta, sa i përket raportimit në Kuvend të Republikës, kurdo që dëshironi ju kam thënë me dyer të hapura ose të mbyllura mund ta diskutojmë kurdo që ju doni. Por ekzistojnë proceduart qysh ju e kërkoni një gjë të tillë, unë jam i gatshëm për juve. Ju e dini që unë jam i gatshëm për juve. Prandaj lirisht ftojeni një seancë dhe unë vi të raportojë”, shtoi Kurti.

Go to TOP