Kurti: Procesi i Berlinit i mjaftueshëm që të mos ketë alternativa të tjera

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Kurti në një konferencë për media pas këtij takimi, theksoi që u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“U konfirmua se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë, që të mos ketë nevojë për variante tjera alternative”.

“Në bisedat që pata theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane-  pa vlera evropiane, pra fondet e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjeter që të paraprihen dhe të shoqërohen me vlerat e BE-së”.

Go to TOP