Kurti pritet të dalë në konferencë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të dalë në konferencë për medie.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do t’i drejtohet medieve në orën 11:00, mirëpo nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

Në mëngjes herët, Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Për këtë takim nuk kishte paralajmërim për medie, ndërsa edhe pas pyetjeve të teve1 për të marrë vesh rreth takimit, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, nuk është përgjigjur.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:00”, thuhet në njoftimin për konferencë.

Go to TOP