Kurti pret ministrin e Brendshëm të Izraelit, fton investitorët izraelit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila është nënshkruar sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi si zhvillim pozitiv mes dy vendeve, veçanërisht për qytetarët.

“Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova”, njofton zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme.

TË FUNDIT

Go to TOP