Kurti pret ambasadorin malazez Çobaj: Theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore në marrëdhëniet Kosovë–Mali i Zi
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.
Kryeministri falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës. /Kosova.info/
