Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjes, reagon Çitaku

Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së marrëveshjes së vitit 2013-2015 si dhe zotimin për siç tha Kurti “të njëanshëm” të ish kryeministrit Hashim Thaçi në Bruksel te sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, se FSK nuk do ta kalojë lumin Ibër pa lejen e KFOR-it ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti iu paska rikthyer sot përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe vitit 2015 – ato që numri dy i partisë së tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara.

Çitaku tha se Kurti ka marr pak “oksigjen ditor politik” është marrë edhe me Hashim Thaçin, për siç tha ajo “ani pse Thaçi po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”. /Kosova.info/

Go to TOP