Kurti për rritjen e pensioneve: Duam që me rritjen ekonomike t’i ndihmojmë shtresave sociale

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e skemave pensionale për katër kategori shoqërore në 400 euro.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se rritja e skemave pensionale po bëhet në vazhdën e rritjes ekonomike.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”, thuhet në postimin e tij.

“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, deklaron më tej ai. 

Go to TOP