Kurti për marrëveshjen në Ohër: Ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”.

Kurti ka folur për takimin e tij që ka realizuar me krerët e shtetit në Shqipëri, me kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla.

Sipas Kurtit, ky takim i ka shërbyer atij për të treguar se çfarë po ndodh me qeverisjen e Kosovës dhe për të diskutuar mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Neada Muçaj: Zoti Kurti, të dielën e kaluar ju keni patur edhe një takim  të zhvilluar në Tiranë me homologun tuaj zoti Edi Rama, po ashtu me kryetaren e kuvendit zonjën Lindita Nikolla. Nëse mund të ndani me ne, çfarë ka qenë në fokus  të këtij takimi?

Albin Kurti: Unë takova tre krerët e institucioneve, presidentin Begaj, kryetaren Nikolla dhe kryeministrin Rama dhe pastaj ish-presidentin Meta. Qëllimi im ishte që në gjysmë të mandatit të vij dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptar ashtu që t’i njoftoj pak se ku ndodhet qeverisja jonë, por sidomos t’i njoftoj ata për procesin e dialogut me Serbinë për marrëveshjen e normalizimit që kemi arritur edhe në Bruksel më 27 shkurt edhe në Ohër më 18 mars.

Meqenëse ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime dhe desha që nga dora e parë të njoftohen për ecurinë e procesit negociator dhe për elementët përmbajtsore e të tjera të kësaj marrëveshje e cila është një arritje e madhe për normalizim të marrëdhënieve që nënkupton se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos jenë normale, pa çka se Kosova është vend normal e demokratik.

Go to TOP