Kurti për largimin e barrikadave: Edhe më mirë që u bë pa ndërhyrjen e policisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takimin e fundvitit me gazetarë ka folur për heqjen e barrikadave duke i falënderuar gazetarët e gazetaret për raportim.
Kurti tha se barrikadat u hoqën nga vetë ata që i vendosën dhe më mirë që kjo u bë pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
:Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë”.
“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten” tha Kurti.
