Kurti për dorëheqjet e policëve serbë: Thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare. Në rend të ditës është edhe interpelanca për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, ku fjalën e ka marrë edhe kryeministri Kurti.

Ai gjatë fjalimit të tij foli për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të Policisë. Ai tha se nuk ka qenë vendim i tij, derisa tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.
“Çështja e trajtimit të dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nuk është vendim i imi, as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time, për arsye të paqena, thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bashkë secilin prej tyre me tekstin identik te dorëheqjes, ky është vendim politik. E përsëris thirrjen që asnjë serb të mos i braktisë institucionet. E tillë do të jetë edhe në ditët në vijim… Institucionet nuk janë të qeverisë dhe të një komuniteti, janë të të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ai.

Go to TOP