55 ditë pa ministër të Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka emëruar ende ministrin e ri të Shëndetësisë.

Kanë kaluar plot 55 ditë që nga dorëheqja e Rifat Latifit (6 tetor).
Ish ministri Rifat Latifi, pas dorëheqjes kishte qenë kritik i madh i situatës me shëndetësinë e vendit.

“Pjesa e administratës së Ministrisë së Shëndetësisë është një labirint ose rrjet kompleks i një ndërthurjrje rregullash të pakuptueshme të formuara ndër vite, dhe të krijuara për të penguar ecurinë e shërbimeve shëndetësore publike”, shkruante ai.

Go to TOP