Kurti për atentatin ndaj Ficos: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas atentatit të sotëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP