Kurti nesër pret në takim Cholletin
Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin Special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet nga ora 14:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
