Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kryeministri Albin Kurti ka bërë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Para ndërtesës së Kuvendit, Kurti ka theksuar angazhimin e institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Bëjmë nderime për të gjithë të zhdukurit, me ç’rast edhe 1,565 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur. Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet po bëjnë përpjekje maksimale për zbardhjen e fatit të të dashurve tanë, të cilët u rrëmbyen të gjallë dhe u vranë nga forcat serbe të regjimit të Millosheviqit”, ka deklaruar Kurti.
