Kurti liston të arriturat e Qeverisë përgjatë dy vjetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka listuar të arriturat e Qeverisë së Kosovës përgjatë punës dyvjeçare të saj.

Gjatë dy viteve qeverisje, shefi i ekzekutivit ka thënë se ka arritje qysh nga ligji për pagën minimale që ka kaluar në lexim të parë e deri te fakti që Trusti kishte humbje kur kishte bord ndërsa tash kur tashmë kur nuk ka bord sipas tij ka fitim.

Kreu i Qeverisë ka thënë se përgjatë këtij gjysmë mandati ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte dhe rritje të eksporteve.

“Ekonomia është e të gjithëve duhet ti gëzohemi të gjithë, në vitin e parë të qeverisjes kemi rritur 10.7 të bruto produktit vendor, kur i gjithë kontinenti ynë po vuante si pasojë e agresionit rus në Ukrainë rritja ishte rreth 4%”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër të tjera ka përmendur se si janë krijuar programe të mbështetjes sociale dhe si Kosova është ngritur në pozita sa i përket luftimit të korrupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

“Është forcuar sundimi i ligjit duke luftuar korrupsionin, kemi shkatërruar dhjetëra laboratë drogë, disa sosh prej tyre në veri”, ka vijuar Kurti.

I gjithë ky progres sipas tij në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit është vlerësuar në matjet e indekseve të raporteve të organizatave të pavarura.

“Këto arritje përmirësojnë imazhin e shtetit, janë vetëm nga disa punët që kemi bërë në dy vitet e shkuara. Nuk pata mundësi të përmend gjithçka, edhe ju pjesë e sukseseve tona jeni edhe ju, ju falënderoj secilin për kontributin e juaj në gjysmën e parë të mandatit tonë”.

Go to TOP