Kurti kthehet nga diaspora, merr pjesë në seancë
Pas një kohe të gjatë mungese, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është parë prezent në seancën e cila pritet të nisë pas pak në Kuvendin e Kosovës.
Seanca sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.
Kujtojmë, që kryeministri Kurti bashkë me kryediplomaten Gërvalla, ishin jashtë Kosovës tash e një javë, për takime elektorale me bashkatdhetarë në Gjermani e më gjerë.