Kurti kishte premtuar ulje të çmimit të rrymës por ajo u shtrenjtua – ministrja Rizvanolli tregon pse ndodhi kjo

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ministrja për Ekonomi në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli ka folur për projektet energjetike, shtrenjëtimin e rrymës e ndërmarrjet publike në vend.

Sipas ministres Rizvanolli suksesi më i madh ministrisë që ajo drejton për tre vite të qeverisjes është sektori i energjisë.

Ministrja Rizvanolli e cila që tri vite udhëheq me ministrinë e Ekonomisë ka thënë se koston e shpenzimet të energjisë elektrike duhet ta bartin palët të cilat e shpenzojnë atë dhe se ngritja e çmimit të energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare padyshim se duhet bartur nga konsumatori.

Ajo ka foluar edhe për rezolutat e partive opozitare në vend për uljen e cmimit të rrymës duke thënë se ata mirë e dijnë se kjo nuk mund të ndodhë për shkak të rrethanave të krijuara në tregjet ndërkombëtare por e bëjnë vetëm për poena politik.

ZRRE-ja sipas saj si organ i pavarur ka vendosur propozuar çmimet e reja pikërisht duke u bazuar në këtë rrethana.

“Ka keqkuptime sa i përket përcaktimit të tarifave të cilat ndodhin për shkak të debateve politike sikur ishte rastin i propozimit të rezultateve të partive opozitare për të ulur çmimin e energjisë elektrike. Opozita shumë mirë e dinë se kjo është e pamundur dhe çmimi nuk ulet vetëm nëse ke dëshirë, sepse është një institucion i pavarur që merret me këto dhe i cili konstaton e furnizimit e reflekton tek qytetarët në fatura, pasi që çmimi i kostos së furnizimit është rritur dhe mendoj se ka qenë vendimi më i mirë i ZRRE-s në atë kohë duke u bazuar në rrethanat e krijuara. Do të ishte më mirë sikur të kishim më shumë blloqe, jo vetëm dy blloqe, të përshkallëzimit të shpenzimit të qytetarëve por që ZRRE nuk ka pasur një studim për ta lejuar këtë përshkallëzim dhe kjo nuk u bë”, ka pohuar ministrja Rizvanolli.

Por cfarë u bë me premtimet e kryeministrit Kurti i cili kishte deklaruar sa ishte në opozitë se ne paguajm shumë shtrenjt energjinë elektrike derisa flejm mbi qymyr.

Ministrja Rizvanolli thotë se në kohën kur është dhënë kjo deklaratë dhe tash jemi komplet në një botë tjetër.

“Kryeministri Kurti kishte deklaruar kështu kur kishte ndodhur një avari në Kosovën A dhe ishte kundër propozimeve të atëhershme për shtrenjtim të rrymës, derisa sot krahasuar më kohën kur është dhënë kjo deklaratë është një botë komplet tjetër. Përveç kësaj kjo qenë në kontest të planit të LVV për rehabilitim të Kosovës A dhe nëse do të bëhej atëherë rehabilitimi i saj do të ishte shumë më i lirë sesa mund të bëhet sot por që edhe politikisht ishte një botë krejt tjetër. Rrethanat edhe politike edhe ekonomike të asaj kohe kanë qenë komplet ndryshe dhe në kohën kur ne si LVV erdhëm në pushtet ndodhi një krizë e paparë energjetike e ekonomike në vend e në botë dhe që u krijuan rrethana komplet ndryshe”, ka shtuar Rizvanolli.

Përveç kësaj ministria e Ekonomisë ka shpjeguar edhe faktin se humbjet e shkaktuara tek furnizuesi për dy vitet e kaluara për shkak të ngritjes së çmimet të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare sipas parallogaritjes së ZRRE janë shpërndarë në faturat e konsumatorëve dhe nëse në fund vlerësohet se konsumatori ka paguar më shumë ajo prap do të ju kthehet në faturë.

Go to TOP