Kurti flet 13 minuta kundër tërheqjes së Trustit, sulmon opozitën dhe Bekim Haxhiun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar kategorikisht kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit në vlerë prej 30% të kursimeve, ide kjo e propozuar nga opozita.

Kurti në kundërshti e sipër të tërheqjes së mjeteve nga kursimet e qytetarëve, ka kombinuar disa “vargje” duke aluduar se përfitues nga kjo iniciativë janë të pasurit.

“Shumica kanë pak, përfitojnë aspak, ndërkaq ajo pakicë që ka shumë edhe ajo siç ka shumë, përfiton pak, për të mos thënë aspak. Nuk ka fitues nga kjo mënyrë veçse dëmtime për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka hedhur akuza në drejtim të opozitës, duke e quajtur si “të rrezikshme” si iniciativë.

“Kjo nismë ka bërë që edhe deputet nga LDK e AAK të rreshtohen prapa këtij propozimi, ndoshta me arsye të llojllojshme e me shpresa të njëjta. Ata e dinë sa e rrezikshme është tërheqja e këtyre mjeteve, e shpresojnë që të mos kalojë ky ligj, por shpresojnë që të kenë sukses”, ka thënë ndër të tjera ai. 

Go to TOP