Kurti e quan sukses historik kualifikimin e Kosovës U18 në Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sukses historik kualifikimin në Botëror nga ana e Kosovës U18 në kategorinë e vajzave në hendboll.

Kosova e ka mposhtur të dielën Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.

Kësisoj Përfaqësuesja e Kosovës ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.

“Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e Botërorit”, ka theksuar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP