Kosova.info

Kurti: Dy-tre muaj, nuk na duhen më shumë për marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë dhe Presidentin Vuçiq se nuk duan marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Kurti ka thënë se shteti serb vazhdon të mbetet një autokraci me lidhje të gjera dhe të ngushta me Serbinë.

“Sa i përket shtetit ligjor, ne jemi të parët në Ballkan. Pra Kosova është një vend normal me progres dhe zhvillim, por marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Nuk bëhet fjalë për Kosovën, Serbia nuk është një vend normal. Është një autokraci me lidhje shumë të gjera dhe të ngushta me Kremlinin. Serbia gjatë qeverisjes SNS-së u bë provincë e Rusisë dhe për këtë arsye situata në Ballkan është e rrezikshme sepse përveçse lufton hegjemoninë e Beogradit është edhe Rusia. Kosova ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe është një vend shumë më demokratik se Serbia, dhe pavarësia e Kosovës është shumë më e madhe se në Serbi, e cila është e varur nga Rusia. Për sa i përket rritjes ekonomike jemi përpara Serbisë. Në Serbi opozita nuk mund të fitojë dhe në Kosovë si opozitë dëshmuam se mund ta marrim pushtetin. Është testi kryesor i demokracisë. Ju e dini që opozita nuk ka shanse të fitojë as në Rusi. Jemi të kujdesshëm sepse kufizojmë një vend jodemokratik.

Kurti ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër. Ai ka thënë se nëse ka vullnet nga të dy palët nuk duhen më shumë se 2-3 muaj për të arritur marrëveshje mes dyja vendeve.

“Qasja ndaj dialogut vitet e kaluara ishte e gabuar. Atëherë Kosovën e trajtonin si temë në dialog, dhe jo si palë. Paraardhësit e mi kanë shkuar atje, por kanë folur vetëm për Kosovën. Qasja ishe e gabuar sepse ishte nisur nga ideologjia e zgjidhjes së problemit, atëherë dalin edhe më shumë probleme dhe ke interpretime të ndryshme. Që nga gushti ne kemi nisur një qasje tjetër, që si pikë të parë në dialog kemi bisedimet për marrëveshjen finale dhe si pikë të dytë zhvillimet tjera. Marrëveshja finale është pika e parë. Unë jam optimist. Kur kam përmendur pranverën si afat për marrëveshje, nuk kam thënë pikërisht në pranverë, por sa më herët aq më mirë. Nuk kemi shumë kohë të humbim, sepse njerëzit humbin durimin në njërën anë dhe në anën tjetër nuk është në rregull që presidenti amerikan thotë që duhet të keni marrëveshje me njohje reciproke në qendër, këtë e përsëritë edhe Scholz dhe së fundmi kishim edhe një propozim të BE-së. Nuk duhet të humbim kohë sepse deligjimitohet çdo propozim. Kam thënë në pranverë, por mendoj që 2-3 muaj janë të mjaftueshëm që më në fund të normalizojmë marrëdhëniet, nëse kemi vullnet për këtë”, ka thënë Kurti për N1 në gjuhën boshnjake.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort