Kurti dhe sindroma e turmave: arroganca që ushqen izolimin e Kosovës
Shkruan: Ndue UKAJ
Nuk është shumë shqetësues fakti se rreth 300 mijë shqiptarë nuk kanë arrit ta kuptojnë çmendurinë politike të Albin Kurtit dhe të oborrit të tij të mbushur me palaço e mendje të cekëta.
Po ashtu, nuk është aq shqetësues fakti se Kurti turfullon, shan, fyen e kërcënon çdo kënd që nuk bie te këmbët e tij, sepse fundi i tij i palavdishëm është afër, por është shokues fakti kur sheh sesi kjo gjuhë neveritëse, gëlltitet lehtësisht prej njerëzish që kanë formim human, kulturor e artistik.
Njerëzit e kulturës, kudo në botë, janë ata që punojnë kundër fuqisë së pushtetit dhe nuk bien në dashuri me politikanë, kurse këtu, te ne, sheh plot të tillë që e madhnojnë një injorant e egërshan, të provuar.
Po, është shumë shqetësues fakti sesi njerëz që merren me çështje humane, njerëz të artit e të kulturës, bëhen berra të një ideologjie shkatërruese, bëhen berra të urrejtjes politike.
Urrejtja politike sjell veç urrejtje e për rrjedhojë pasoja fatale, disa prej të cilave jemi duke i paguar shumë shtrenjtë.
Një kryeministër kaq hajvan, si ky i yni, do të duhej ta bënte të skuqej secilin njeri normal e të dilte në kampin e lirisë, kundër arrogancës e injorancës cep në cep.
Fundja, për krejt mendjet që jetojnë në tym e nuk shohin gjë, vlen përherë mendimi i mençur i Marcus Aurelius që thotë se “opinioni i dhjetë mijë njerëzve nuk ka vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gjë për temën.”
Ata që iu nënshtrohen kriterit të turmave, vlerësojnë sipas këtij kriteri dhe ndërtojnë profil publik duke u bazuar te ky kriter, ata veç mjerim i kanë sjellë shoqërisë. Siç i ka sjellë qeveria e gërvalljeve politike izolim, mjerim e sanksione Kosovës.
Faqezinj!
