Kurti dhe përfaqësuesit e bankave diskutojnë për shërbime të qasshme dhe cilësore në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë. 

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj, ishte tema e diskutimit në takimin që u mbajt në Ndërtesën e Qeverisë. 

Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta. /Kosova.info/

Go to TOP