Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të së dielës në veri të vendit.

Ai ka thënë se bojkoti i zgjedhjeve nga serbët ka qenë i imponuar nga fushatat kërcënuese të Beogradit.

Kurti ka falënderuar qytetarët për kurajon dhe qetësinë gjatë mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Ai premtoi se Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë kryetarët e asamblistët e zgjedhur dje.

“Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë. Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Go to TOP