Kuka: 9 kupa të arta

Trajneri legjendar i xhudos kosovare, Driton Kuka, ka shënuar një tjetër kapitull historik në arenën botërore të sportit. Me triumfin e radhës në Grand Slam Paris, Kuka ka arritur plot 9 Kupa të Arta duke e kthyer Bercy Arena në një skenë suksesi të përsëritur për Kosovën.

“Grand Slam Paris prapë flet shqip. Ndjenjë e veçantë Parisi,” ka shkruar Kuka duke theksuar emocionin e fitoreve të arta në zemër të Francës. Ai nënvizoi se medaljet janë fryt i punës dhe përkushtimit maksimal duke shtuar se askush nuk mund t’ua ndalë suksesin sportistëve tanë.

Me këtë arritje, Driton Kuka edhe një herë konfirmon statusin e tij si arkitekt i historisë së xhudos kosovare duke e vendosur Kosovën mbi të gjitha në skenën ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP