Kujt i bëri PSD-ja “Argat & Shërbim” me protestën e sotme të Ura e Ibrit!

Shkruan: Drizan ShALA

Është interesant nëse analizojmë një veprim të tillë të këtij subjekti politik që tenton të jetë në mes të së vërtetës, por duke u përpjekur të gjejë rrugën, po humbet në një agjendë që askush “figurativisht” nuk e di se kujt po i shërbejnë.

Subjekt politik hibrid! ?

Kjo protestë sot ka një kosto, e cila vjen me një faturë për sigurinë e vendit:

a. Duke e mbajtur narrativën e Beogradit zyrtar për politikën e saj të brendshme se fajin e kanë Kosova-Institucionet që serbët nuk ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre në veri!

  a1. Serbia po ndërton shtëpi, lagje në zonën e Sanxhakut për të shpëtuar nga sundimi brutal i Prishtinës qytetaret nga veriu i Kosovës.

  a2. Një krizë humanitare do të ndodhë nëse vazhdojmë të kemi veprime të tilla për komunitetin serb në veri nga ana e Prishtinës zyrtare.

b. Ruajtja e narrativës diplomatike të Beogradit zyrtar që angazhohet maksimalisht në arenën Evropiane dhe madje edhe përtej Atlantikut duke i fuqizuar kundër Kosovës.

  b1. Forcimi i shtatë kërkesave të Beogradit të parashtruara javën e kaluar, nga të cilat 4 janë politike dhe 3 për sigurinë, të cilat e cenojnë edhe më shumë angazhimin e institucioneve tona në veri të vendit për të ofruar rend dhe siguri.

Pra, çdo protestë, marshim apo formë tjetër në afërsi të urës së ibrit minimizon Republikën e Kosovës dhe faktorizon Serbinë dhe aleatët e saj!

Ndaj mos hyni në agjendën e dikujt tjetër nga naiviteti politik!

Go to TOP