Kuçi në Medvec e Zojz: Zhvillimi dhe punësimi, prioritet për të ardhmen e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar një takim me banorët e Medvecit dhe Zojzit, ku është diskutuar për shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
Kuçi theksoi se gjatë bashkëbisedimit janë ndarë ide dhe vizione konkrete për të ardhmen e Kosovës, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e qëndrueshmërisë energjetike.
Sipas tij, qytetarët po kërkojnë më shumë mundësi për të rinjtë, në mënyrë që ata të ndërtojnë jetën e tyre në vend.
“Këto nuk janë vetëm premtime zgjedhore, por detyra që kërkojnë punë, përgjegjësi dhe vendime të guximshme”, ka deklaruar Kuçi.
Ai shtoi se përmes angazhimit të përbashkët, synimet për një të ardhme më të mirë mund të realizohen. /Kosova.info/
