Kuçi në Gelancë, Greikoc e Gjinoc: Besimi i qytetarëve, forcë për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Gelancë, Greikoc dhe Gjinoc, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë nga qytetarët.
Gjatë këtyre takimeve, Kuçi ka bashkëbiseduar me banorët për sfidat e përditshme me të cilat përballen duke vënë theks të veçantë te nevoja për zhvillim ekonomik dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.
Ai ka theksuar se besimi dhe mbështetja e qytetarëve përbëjnë një shtysë të fuqishme për ndryshim duke u zotuar për angazhim në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjitha familjet.
Kuçi ka falënderuar banorët për pritjen dhe mbështetjen duke ritheksuar se bashkimi, zhvillimi dhe ndërtimi i institucioneve të forta mbeten prioritetet kryesore të angazhimit të tij politik.
Fushata e LDK-së po vazhdon me takime të shumta nëpër vend, ku kandidatët po prezantojnë programin e tyre dhe po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
