Kuçi mobilizon mbështetje në Suharekë: Banorët e katër fshatrave rreshtohen pas LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Reqan, Mohlan, Krushicë e Ulët dhe Vërshec.
Gjatë këtij takimi, Kuçi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që këto zona i kanë dhënë vlerave të djathta dhe vizionit për një Kosovë më stabile dhe më të zhvilluar. Ai u shpreh se përkrahja e qytetarëve edhe në këtë fazë të fushatës dëshmon besimin në rrugën dhe programin e përbashkët të LDK-së.
“Banorët e këtyre fshatrave gjithmonë kanë qëndruar fuqishëm në krah të vizionit tonë. Edhe kësaj radhe, po dëshmojnë përkushtim dhe besim për të ardhmen që synojmë së bashku”, u shpreh Kuçi.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe angazhimin duke i ftuar që të vazhdojnë mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme.
Fushata e LDK-së po vazhdon nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës, me synimin për të prezantuar programin e saj dhe për të fituar besimin e qytetarëve për ndryshim. /Kosova.info/
