Kthehet moti i mirë e me diell, këto janë temperaturat për sot

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Sot parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, derisa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 e 25 gradë Celcius, raporton Express.

Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell, me temperaturë maksimale deri në 23C e 25C.

Nga dita e diel po paraqiten kushte për mot të ndryshueshëm.  Do të ketë më shumë intervale me diell orëve të para të ditës, e pasdite më vonë me zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë.  Temperaturat maksimale përreth 20C e 22C, e ato minimale 8C e 10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

20.05 – Më ngrohtë.  Intervale më të gjata me diell, e pasdite lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtë shiu me bubullimë. 

21.05 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu dhe bubullima.

22.05 – Diell e vransira.  Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

23.05 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë mundësi për rrebesh shiu me bubullima.

24.05 – Paradite diell.  Pasdite vransira lokale, me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja 5-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

Go to TOP