AAK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Në njoftimin drejtuar mediave, kjo parti ka bërë me dije se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 12:00.

Arsyeja s’është bërë e ditur. 

“Nesër, më datë 20 maj 2023, me fillim në ora 12:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së, në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin që ka dërguar dje kjo parti.

Go to TOP