Kryeziu flet para ndeshjeve kundër Rumanisë e Spanjës
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, është shprehur optimist për skuadrën në paraqitjet në kuadër të e kualifikimeve, duke theksuar se ekipi është në rrugë të mirë dhe i fokusuar maksimalisht për të arritur rezultate pozitive.
“Dardanët” U21 do të zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të Grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027. Fillimisht, Kosova do të përballet me Rumaninë më 27 mars në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 31 mars do të luajë si mysafire ndaj Spanjës.
“Tash i kemi dy ndeshje shumë të vështira, kundër Rumanisë dhe Spanjës. Jemi të përqendruar në ndeshjen kundër Rumanisë. Jemi në mes të kualifikimeve dhe deri më tash rruga ka qenë e suksesshme. Edhe pse e dimë që është vështirë, po mundohemi të përgatitemi sa më mirë dhe të marrim rezultate të mira. Ne po mundohemi që të shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Kryeziu për faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.
